Si i përdor Izraeli palestinezët si mburoja njerëzore?
-
Si i përdor Izraeli palestinezët si mburoja njerëzore?
ParsToday - Gazeta amerikane "New York Times" ka shkruar në një artikull: "Izraeli përdor civilët si mburoja njerëzore në sulmet e tij ndaj ndërtesave dhe objekteve palestineze në Rripin e Gazës".
Duke cituar deklaratat e palestinezëve dhe ushtarëve sionistë që kërkuan të mbeten anonimë, kjo media amerikane raportoi: "Shkalla e vërtetë e përdorimit të kësaj metode çnjerëzore nga regjimi sionist është ende e panjohur, por provat tregojnë se të paktën 11 skuadra ushtarësh sionistë në Rripin e Gazës kryen e kanë kryer dhe në shumicën e rasteve me ta kanë qenë të pranishme edhe forcat e sigurisë së regjimit sionist".
Sipas ParsToday, disa ushtarë izraelitë në një intervistë për gazetën amerikane "New York Times" pranuan se këto metoda janë të zakonshme në ushtrinë izraelite dhe thanë se agjencitë e inteligjencës dhe komandantët e lartë të këtij regjimi janë gjithashtu të vetëdijshëm për këtë krim çnjerëzor.
Lawrence Hale Cawthorne, një profesor në Universitetin e Bristolit, Angli, thotë: "Të detyrosh robërit palestinezë të eksplorojnë vende të rrezikshme, është veprim i paligjshëm, pavarësisht nëse janë ushtarakë apo civilë".
Sipas raportit të "New York Times", përdorimi i robërve civilë në misione të rrezikshme zbulimi është një veprim që nuk ka shumë raste të tilla në histori, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një veprim të ngjashëm në Luftën e Vietnamit; një veprim që konsiderohet krim lufte".
Më herët, kanali informativ Al Jazeera raportoi se ushtarët sionistë i detyruan robërit palestinezë të hyjnë me duar të lidhura në tunelet e Hamasit, në mënyrë që të virten nëse do të kishte bomba në ato tunele.