Rezistenca Islamike në Irak vazhdon sulmet ndaj Izraelit
(last modified Tue, 15 Oct 2024 18:48:46 GMT )
Tetor 15, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Rezistenca Islamike në Irak vazhdon sulmet ndaj Izraelit

Rezistenca Islamike në Irak ka shënjestruar me dronë një pozicion kyç izraelit në veri të territoreve të pushtuara.

Grupi i Rezistencës me bazë në Irak njoftoi të martën se shënjestroi me dron një pozicion kyç izraelit në Palestinën veriore të pushtuar, raportoi Al Jazeera.

Rezistenca Islamike në Irak gjithashtu theksoi se sulmet ndaj pozicioneve të regjimit sionist dhe shkatërrimi i fortifikimeve të armikut do të vazhdojnë të rriten.

Në sulmet e mëparshme me dronë mbi një objektiv të rëndësishëm izraelit në Palestinën lindore të pushtuar të hënën mbrëma, Rezistenca Islamike në Irak njoftoi se operacioni anti-sionist u krye në përgjigje të krimeve të regjimit izraelit në Rripin e Gazës dhe Liban.

Në javët e mëparshme, Rezistenca Islamike në Irak kishte shënjestruar lokacione strategjike në qytetin izraelit Eilat dhe paralajmëroi për përshkallëzim të mëtejshëm të sulmeve nëse forcat izraelite vazhdonin sulmin e tyre në Gaza.

 

Tags