Sulm ajror anglo-amerikan në kryeqytetin e Jemenit
(last modified Thu, 17 Oct 2024 09:22:23 GMT )
Tetor 17, 2024 11:22 Europe/Tirane
  • Sulm ajror anglo-amerikan në kryeqytetin e Jemenit

Avionët luftarakë të koalicionit agresor amerikano-britanik bombarduan disa vende në qytetet Sana'a dhe Saada të Jemenit.

Sipas raportit të orëve të para të mëngjesit të së enjtes të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, rrjeti televiziv "Al-Masira" raportoi se avionët luftarakë agresorë amerikanë dhe britanikë kanë shënjestruar disa zona në qytetet Saada dhe Sana'a (kryeqyteti i Jemenit).

Sipas agjencisë së lajmeve CNN, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka konfirmuar se avionë bombardues B-2 kanë sulmuar depot nëntokësore të armatimeve të Lëvizjes Ansarullah të Jemenit.

Austin tha se depot përmbanin lloje të ndryshme armatimesh që i përdorin luftëtarët jemenas për të sulmuar anijet civile dhe ushtarake në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.

Megjithatë, burime jemenase bënë të ditur se sulmet anglo-amerikane nuk patën ndonjë efekt në depot e armëve të Forcave të Armatosura të Jemenit.

Ndërkaq, drejtuesi i departamentit mediatik të Lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka theksuar se Amerika do të paguajë për agresionin e mëngjesit të sotëm (e enjte) kundër Jemenit.

Nasreddin Amir tha: "Qëndrimi i popullit jemenas ndaj Palestinës dhe Libanit nuk do të ndryshojë si pasojë e këtyre agresioneve."

 

Tags