Të rinjtë irakianë i vënë zjarrin zyrës së kanalit saudit MBC
(last modified 2024-10-19T07:19:28+00:00 )
Tetor 19, 2024 09:19 Europe/Tirane
  • Të rinjtë irakianë i vënë zjarrin zyrës së kanalit saudit MBC

Të rinjtë e zemëruar irakianë i vunë zjarrin zyrës së MBC të Arabisë Saudite në Bagdad për fyerjen e komandantëve martirë të rezistencës.

Sipas IRNA, në programin e tij të fundjavës, kanali saudit MBC duke transmetuar një reportazh plot fyerje dhe shpifje, liderët martirë të rezistencës i quajti terroristë. Në një reportazh të titulluar "Mileniumi i shfarosjes së terroristëve", ky rrjet ofendoi rëndë komandantët martire dhe udhëheqësit e rezistencës, duke përfshirë gjeneralin Haj Kasem Sulejmani, Seyyed Hassan Nasrullah, Imad Mughniyeh, Jihad Mughniyeh, Samir Al-Qantar, Fawad Shukr, Seyed Badreddin Al-Houthi, Abu Mehdi Al-Muhandis, Ismail Haniyeh dhe Jahya Sinwar. Në një deklaratë, lëvizja Hamas shprehu neverinë e saj për këtë veprim të rrjetit të Arabisë Saudite dhe kërkoi që rrjeti të kërkojë falje zyrtarisht. Grupet irakiane të rezistencës kërcënuan se do të sulmojnë zyrën e rrjetit në Irak nëse ai nuk mbyllet.

Tags