Bombardimet në Gaza, 100 dëshmorë dhe të plagosur
Gjatë orëve të fundit, ushtria pushtuese izraelite bombardoi disa shtëpi banimi në kampin Jabalia që ndodhet në veri të Gazës dhe këto krime kanë rezultuar me dhjetëra dëshmorë dhe të plagosur.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ushtria pushtuese izraelite të premten bombardoi rëndë disa shtëpi banimi në kampin Jabalia, si pasojë e të cilave 33 persona ranë dëshmorë dhe mbi 70 të tjerë u plagosën. Ministria e Shëndetësisë së Gazës gjithashtu njoftoi se që nga mëngjesi i së premtes kanë rënë dëshmorë 64 persona, 45 prej tyre janë vrarë në kampin Jabalia. Ndërkohë, sipas mediave palestineze, ushtria okupatore izraelite ndodhet në rrethim prej më shumë se dy javësh. Ajo ka intensifikuar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në provincën veriore të Rripit të Gazës, veçanërisht në kampin Jabalia. Ndërkohë është bllokuar futja e ujit të pijshëm, e ushqimit, ilaçeve dhe karburanteve, si dhe janë ndërprerë rrjetet e komunikimit dhe internetit.