Brigadat Kasam sulmojnë ushtarët sionistë
(last modified 2024-10-20T18:56:42+00:00 )
Tetor 20, 2024 20:56 Europe/Tirane
  • Brigadat Kasam sulmojnë ushtarët sionistë

Forcat palestineze të rezistencës kanë vënë në shënjestër një vendtubim të forcave sioniste, si dhe pajisje ushtarake sioniste, në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Brigadat Kasam publikuan një video të dielën në të cilën shkatërruan një tank Merkava të regjimit sionist me anë të një bombe të vendosur nën tokë.

Videoja tregon se si forcat e rezistencës palestineze përgatisin bombën dhe e vendosin nën tokë dhe e shpërthejnë teksa tanku izraelit kalon mbi të.

Grupi palestinez tha gjithashtu se forcat e tij kanë gjuajtur një raketë, duke goditur një buldozer ushtarak të ushtrisë sioniste pranë kampit të refugjatëve Jabalia.

Në një njoftim tjetër më herët gjatë ditës, Brigadat Kuds thanë se kishin shënjestruar një vend ku po mblidheshin forcat sioniste pranë qytetit Netzarim.

 

Tags