Ushtarët izraelitë kryejnë vetëvrasje prej tmerreve që dëshmojë në Gaza
(last modified Tue, 22 Oct 2024 19:01:27 GMT )
Tetor 22, 2024 21:01 Europe/Tirane
  • Ushtarët izraelitë kryejnë vetëvrasje prej tmerreve që dëshmojë në Gaza

Ushtarët izraelitë që kthehen nga shërbimi në Gaza raportojnë trauma të rënda psikologjike dhe disa prej tyre kanë vrarë veten pasi dëshmuan ato që janë përshkruar si ‘tmerre që bota nuk mund të kuptojë kurrë’.

Historitë e tyre tregojnë për realitetin e fushatës brutale izraelite në Gaza dhe pasojat psikologjike të dhunës ndaj palestinezëve, për ushtarët që kanë shërbyer në front.

Në dëshmitë e tyre për rrjetin CNN, ata thonë se trupat izraelite urdhërohen të kalojnë me autoblinda mbi trupat e gjallë ose të vdekur të palestinezëve, dhe kjo i ka bërë që disa prej tyre pas shërbimit të mos jenë të aftë të hanë mish, pasi shkakton rikthimin e kujtimeve në  Gaza. “Kur shikon aq shumë mish dhe gjak … si të tyre apo tonin, kjo prek atë që ti ha,” tha një prej ushtarëve për  CNN.

Ushtria e Izraelit raporton numra të shumta të krizave mendore mes efektivëve, teksa ministria izraelite e luftës thotë se çdo muaj rreth 1,000 ushtarë largohen nga shërbimi në front prej problemeve mendore nga eksperiencat.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë presin që deri në fund të vitit 14,000 ushtarë do të kërkojnë trajtim mjekësor, gjysma për plagosje dhe gjysma tjetër për shëndetin mendor, sipas rrjetit CNN.

Në ushtrinë e Izraelit raportohen rreth 500 vetëvrasje në vit, dhe rreth 6,000 tentativa për vetëvrasje, ndërsa ministria izraelite e luftës pranon se shifrat mund të jenë më të mëdha se ato të konfirmuara.