Arabia Saudite: Ne dënojmë sulmin ushtarak të Izraelit ndaj Iranit
(last modified Sat, 26 Oct 2024 07:16:51 GMT )
Tetor 26, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite: Ne dënojmë sulmin ushtarak të Izraelit ndaj Iranit

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite dënoi sulmin e regjimit sionist ndaj Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, e cituar nga Al Jazeera, Ministria e Jashtme saudite ka reaguar ndaj shkeljes së hapësirës ajrore të Iranit nga regjimi sionist. Sipas këtij raporti, Ministria e Jashtme Saudite njoftoi: Ne dënojmë sulmin ushtarak ndaj Iranit. Ministria e Punëve të Brendshme theksoi: Ky sulm është shkelje e sovranitetit të Iranit dhe është në kundërshtim me ligjet dhe normat ndërkombëtare. Edhe ambasada ruse në Teheran përmes një komunikate ka njoftuar se ambasada dhe misionet diplomatike të këtij vendi në Iran vazhdojnë aktivitetet e tyre normale. Sipas Isna-s, pas aksionit të pasuksesshëm dhe agresiv të regjimit sionist kundër Iranit, ambasada ruse në Teheran për këtë çështje ka lëshuar një deklaratë. Në këtë deklaratë thuhet: “Sipas deklaratave të Iranit, Izraeli shënjestroi objektiva në provincat e Teheranit, Ilamit dhe Khuzestanit dhe mbrojtja ajrore e Iranit ka qenë aktive”. Ambasada ruse në Teheran në deklaratën e saj vazhdoi: “Aktualisht, situata në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha të Iranit është e qetë. Ambasada ruse dhe institucionet e tjera ruse vazhdojnë aktivitetin e tyre normal. Në kuadër të agresionit të tij në rajon, regjimi sionist të shtunën në mëngjes u përpoq të sulmonte bazat ushtarake në provincën e Teheranit dhe qytete të tjera, por dështoi. Mbrojtja ajrore e Iranit në gatishmëri dhe me forcë të plotë identifikoi dhe eliminoi objektivat armiqësore mbi hapësirën ajrore të Iranit.

Tags