Numri i gazetarëve dëshmorë në Gaza arriti në 182 persona
(last modified Mon, 28 Oct 2024 09:43:43 GMT )
Tetor 28, 2024 10:43 Europe/Tirane
  • Numri i gazetarëve dëshmorë në Gaza arriti në 182 persona

Zyra për Media e qeverisë së Gazës njoftoi rritjen e numrit të dëshmorëve të gazetarëve të Gazës në 180 dëshmorë.

Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga agjencia Shahab News, Zyra për Media e qeverisë së Gazës ka lëshuar një deklaratë dhe ka njoftuar se 3 gazetarë kanë rënë dëshmorë ditën e djeshme, pas sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Sipas kësaj deklarate, këta dëshmorë janë: dëshmori Sa'ed Ridvan, shef i departamentit të mediave digjitale të rrjetit satelitor Al-Aksa, dëshmori Hamzeh Ebu Salmiyeh, reporter i agjencisë së lajmeve “Sened” dhe dëshmori Hunein Mahmoud Barud, reporter dhe gazetar i Fondacionit Kuds.

Zyra për Media e qeverisë së Gazës bëri të ditur se me martirizimin e këtyre 3 gazetarëve, numri i gazetarëve dëshmorë në Gaza ka arritur në 180 persona.

Kjo organizatë mediatike palestineze, duke dënuar ashpër vrasjen e gazetarëve palestinezë nga regjimi sionist, e ngarkoi pushtuesin sionist me përgjegjësinë e plotë për këto krime të tmerrshme dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet që lidhen me fushën e gazetarisë në mbarë botën të parandalojnë vrasjen e gazetarëve nga ana e regjimit sionist dhe të ndjekin në gjykatat ndërkombëtare krimet e njëpasnjëshme të këtij regjimi ndaj gazetarëve.

Që nga fillimi i sulmeve agresive në Rripin e Gazës, regjimi sionist nuk ka hezituar të kryejë çdolloj krimi dhe, duke injoruar tërësisht ligjet ndërkombëtare, ka vënë në shënjestër fëmijë, gra, personel mjekësor dhe gazetarë.

Më herët, në një deklaratë, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Lëvizja Hamas u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të hetojnë krimet e regjimit sionist ndaj gazetarëve dhe theksoi se "krimet kundër kësaj shtrese nuk kanë mundur të fshehin terrorizmin e regjimit izraelit".

 

Tags