Jemenasit sulmuan tre anije të destinuara për në Palestinën e pushtuar
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit njoftoi sulmin kundër tre anijeve me destinacion Palestinën e pushtuar.
Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), cituar nga rrjeti televiziv Al-Masira, Jahja al-Sari' njoftoi: "Në kuadër të ndihmës për popullin e shtypur të Palestinës dhe të Libanit dhe në mbështetje të rezistencës së Palestinës dhe Libanit, forcat e armatosura të Jemenit kanë kryer tre operacione në vazhdimësi të bllokadës detare kundër armikut izraelit."
Ai shtoi: "Në operacionin e parë, anija SC MONTREAL, në jug të Detit Arabik u sulmua me dy dronë, të cilët goditën me saktësi objektivin."
Jahja al-Sari' vazhdoi: "Në operacionin e dytë, anija MAERSK KOWLOON u sulmua në Detin Arabik dhe ky operacion u krye me një raketë lundrimi."
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit shtoi: "Operacioni i tretë u krye nga forcat detare dhe raketore, ku anija MOTARO u sulmua nga një numër raketash balistike në Detin e Kuq dhe në ngushticën Bab al-Mandeb, dhe goditja ishte e saktë dhe e drejtpërdrejtë.
Jahja al-Sari' tha se këto 3 anije u vunë në shënjestër për shkak të shkeljes së vendimit për ndalimin e hyrjes në portet e Palestinës së pushtuar.
Ai theksoi se Lëvizja Ansarullah do të vazhdojë bllokadën detare ndaj armikut dhe operacionet kundër të gjitha objektivave të armikut sionist në Palestinën e pushtuar.
Jahja Sari' tha se operacionet e Lëvizjes Ansarullah nuk do të ndalen derisa të hiqet rrethimi dhe të ndalen sulmet ndaj Gazës, po ashtu derisa të ndalen edhe sulmet në Liban.