Pse Izraeli esencialisht nuk mund të përballet në betejë me Iranin?
ParsToday - Në vitet e fundit, Irani ka arritur një lloj aleance rajonale duke zgjeruar bashkëpunimin në formë rrjeti dhe me bazë popullore me komunitetet lokale në vendet e Palestinës, Libanit, Sirisë, Jemenit dhe Irakut, të cilat veprojnë të bashkuar kundër kërcënimeve sioniste-perëndimore.
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit të shtunën krijoi një mundësi tjetër për të treguar fuqinë dhe zhvillimin strategjik të Iranit në rajon. Kjo ngjarje jo vetëm që tregoi fuqinë ushtarake të Iranit, por pasqyroi edhe një simbol të një rezistence kulturore-qytetëruese që mbështetet në lidhjet e thella historike dhe në bindjet islamike-iraniane që i jep Iranit një identitet përtej kufijve gjeografikë. Në këtë kontekst, mund t'i kushtojmë vëmendje disa gjërave kryesore që përmenden në këtë artikull nga revista ParsToday:
Identiteti historiko-qytetëruese i Iranit: "Fuqia e Iranit në këto konfrontime nuk bazohet vetëm në fuqinë ushtarake; përkundrazi, ajo është e rrënjosur në një identitet historik dhe kulturor që është i lidhur me besimin islam, veçanërisht me shkollën e Ehli Bejtit. Ky identitet ka luajtur një rol kyç në politikat e brendshme dhe të jashtme të iranianëve që para epokës së dinastisë Ale Buje dhe veçanërisht që nga epoka dinastisë Safavide, dhe e ka bërë politikën e Iranit të ndryshme nga vendet e tjera. Këto lidhje qytetëruese formojnë gjithashtu politikat mbrojtëse të Iranit në një mënyrë që i jep atij kapacitete të veçanta edhe në epokën komplekse bashkëkohore.
Fuqia parandaluese e Iranit: Sulmi i Izraelit ndaj territorit të Iranit u përball me kufizime të konsiderueshme dhe nuk arriti të shkaktonte dëme serioze në thellësinë ushtarake dhe strategjike të Iranit. Kjo tregon fuqinë e lartë parandaluese të Iranit, e cila bazohet në bazat e tij të gjera ushtarake dhe aftësitë taktike. Këto aftësi janë bërë shkak që Izraeli të jetë kujdesshëm në ndërmarrjen e ndonjë veprimi ushtarak kundër Iranit dhe vendos shumë kufizime ndaj tij.
Fuqia rajonale përmes aleancave të lidhura: Në vitet e fundit, Irani ka arritur një lloj aleance rajonale duke zgjeruar bashkëpunimin në formë rrjeti dhe me bazë popullore me komunitetet lokale në vendet e Palestinës, Libanit, Sirisë, Jemenit dhe Irakut, të cilat veprojnë të bashkuar kundër kërcënimeve sioniste-perëndimore. Këto aleanca luajnë një rol efektiv në forcën parandaluese dhe ndikimin e Iranit kundër armiqve të tij dhe kanë zgjeruar fuqinë e Iranit dhe të popujve të rajonit në një ndikim shumë më të gjerë se sa ai që ishte disa dekada më parë.
Natyra e rreme e Izraelit: Si një regjim i paligjshëm, duke u përballur me këtë nivel të identitetit historik, fuqisë ushtarake dhe koalicioneve të rreshtuara, Izraeli është i detyruar të luftojë në fronte të shumta dhe të marrë masa të kujdesshme kundër kërcënimeve strategjike të Iranit. Kjo situatë jo vetëm që pasqyron kufizimet operacionale të Izraelit, por zbulon gjithashtu edhe dobësinë dhe krizën e brendshme të shkaktuar nga natyra e sionizmit, një krizë që e ka pllakosur gjithmonë këtë regjim që nga fillimi i tij për shkak të uzurpimit të tokave palestineze dhe krijimit të tensioneve të vazhdueshme.