Vazhdojnë sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës
Në ditën e 390-të të krimeve dhe gjenocidit në Gaza, ushtria terroriste bombardoi veriun e këtij qyteti dhe vrau me dhjetëra civilë palestinezë.
Avionët e regjimit sionist kanë vënë në shënjestër zonat perëndimore dhe veriore të “Beit Lahia”, aeroportin “Jabalia” në veri të Rripit të Gazës dhe veriun e kampit Nusirat, në qendër të Rripit të Gazës. Disa anëtarë të një familjeje palestineze kanë ranë dëshmorë pas bombardimit të një shtëpie banimi në veri të Gazës. Ndërkohë, mediat lokale raportuan për konflikte të dhunshme mes palestinezëve dhe forcave të regjimit pushtues në kampin Tulkarm që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor. Raed al-Nams, zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, situatën në veri të Gazës e përshkroi si katastrofike dhe tha: Ushtria izraelite ka rrethuar veriun e Gazës për 26 ditë dhe ne po përballemi me mungesë të madhe të ushqimeve, ujit, ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi se numri i dëshmorëve të sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 44.000 persona.