Sulmi sionist në periferi të Homsit, Siri
Tetor 31, 2024 19:22 Europe/Tirane
Avionët e regjimit sionist bombarduan qytetin Homs në perëndim Sirinë.
Të enjten, avionët e regjimit pushtues izraelit shënjestruan disa lagje dhe ndërtesa banimi si dhe një zonë industriale në lindje të zonës al-Qasir në periferi të Homsit, në perëndim të Sirisë. Disa media siriane raportuan se në këtë sulm kanë mbetur të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë janë plagosur. Agresioni ushtarak i regjimit gjenocidal sionist në Siri bëhet pikërisht në kohën kur Damasku i ka dërguar vazhdimisht letra Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, ku ka dënuar këto sulme dhe ka kërkuar që të ndalohen të tilla sulme.