Hezbollah: Në Liban janë vrarë 95 ushtarë të regjimit pushtues
(last modified Fri, 01 Nov 2024 09:13:06 GMT )
Nëntor 01, 2024 10:13 Europe/Tirane
  • Hezbollah: Në Liban janë vrarë 95 ushtarë të regjimit pushtues

Hezbollahu i Libanit bëri të ditur se që nga fillimi i agresionit ushtarak të regjimit sionist në jug të Libanit, janë vrarë 95 ushtarë të këtij regjimi dhe janë plagosur 900 të tjerë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar mediat e Grupit të Rezistencës Libaneze, ky grup shtoi se në mesin e këtyre personave përfshihen ushtarë dhe oficerë izraelitë.

Sipas raportit të Hezbollahut, në tetor të këtij viti janë shkatërruar më shumë se 40 tanke Merkava të regjimit sionist në luftën tokësore në jug të Libanit.

Ky grup njoftoi se gjatë kësaj periudhe ka shkatërruar gjithashtu 50 tanke dhe automjete ushtarake izraelite dhe ka rrëzuar 5 dronë, 3 nga të cilët ishin Hermes-450 dhe 2 të tjerë ishin Hermes-900.

Dhoma Operacionale e Rezistencës Islamike të Libanit theksoi se këto statistika nuk përfshijnë humbjet dhe viktimat e armikut në sulmet ndaj bazave ushtarake, qyteteve dhe qytezave sioniste në veri të Palestinës së pushtuar.

Dhoma Operacionale e Rezistencës Islamike të Libanit njoftoi gjithashtu se ditën e enjte kreu 25 operacione raketore dhe artilerie në zonat kufitare si dhe në territorin e pushtuar palestinez.