Periferia jugore e Bejrutit nën bombardimet e ushtrisë sioniste
Në vazhdën e agresionit të tij kundër Libanit, mëngjesin e kësaj të premteje, regjimi sionist bombardoi tetë herë periferinë jugore të Bejrutit.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin televiziv të lajmeve Al-Jazeera, më shumë se 30 persona ranë dëshmorë në sulmet e regjimit izraelit në fshatrat Suhmur dhe Bejt Salibi në rajonin Bekaa të Libanit.
Nisur nga kjo, avionët luftarakë dhe dronët e regjimit sionist sulmuan masivisht të paktën 3 herë periferinë jugore të Bejrutit, Dahiya, dhe shkatërruan infrastrukturën e kësaj zone.
Korrespondenti i rrjetit të lajmeve 'Al-Alam' theksoi se në të njëjtën kohë, armiku sionist kërcënoi sërish se do të bombardonte qytetin Baalbek dhe rajonet Duris dhe Ain Bourday.
Ushtria sioniste u kërkoi gjithashtu banorëve të 15 fshatrave në jug të Libanit dhe në Bekaa që të largohen nga këto zona.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur se që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist ndaj këtij vendi kanë rënë dëshmorë 2867 persona.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, gjatë kësaj periudhe mbetën të plagosur edhe 13 mijë e 47 libanezë të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi gjithashtu se 172 vetë nga personeli mjekësor i vendit kanë rënë dëshmorë që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist kundër këtij vendi.
Firas Al-Abied theksoi: "Agresioni i Izraelit kundër Libanit ka bërë që 8 spitale libaneze të dalin jashtë funksionit të tyre."