Kombet e Bashkuara: Trashëgimia botërore e Libanit është në rrezik
Sahab- Përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara tha: Trashëgimia e lashtë e Libanit është në rrezik të shkatërrimit për shkak të sulmeve të Izraelit në qytetet e lashta të këtij vendi.
Mëngjesin e së hënës, më 23 shtator, ushtria sioniste nisi sulme në shkallë të gjerë në zona të ndryshme të Libanit, të cilat vazhdojnë edhe sot. Sipas raportit të rrjetit Sahab, Janine Antoinette Hennis-Plaskhart, përfaqësuese e Kombeve të Bashkuara, duke iu referuar faktit se qytetet historike të Libanit janë më se dy mijë vjeçare, tha: Trashëgimia e lashtë e Libanit që është regjistruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), është në rrezik për shkak të sulmeve të Izraelit në qytetet e lashta të Tirit dhe Baalbekut në Liban, ku ruhen trashëgimitë historike që nga periudha romake. Tiri është një qytet në jug të Libanit dhe ndodhet pranë bregut të Detit Mesdhe. Tiri ishte një nga qytetet e lashta fenikase dhe sot është qyteti i katërt më i madh në Liban. Emri i këtij qyteti do të thotë shkëmb. Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist ndaj këtij vendi (të hënën më 23 shtator), më shumë se 2000 persona kanë rënë dëshmorë dhe mbi 13000 të tjerë janë plagosur.