Regjimi Sionist, sanksionohet nga 300 universitete perëndimore
(last modified Sun, 03 Nov 2024 17:19:54 GMT )
Nëntor 03, 2024 18:19 Europe/Tirane
  • Regjimi Sionist, sanksionohet nga 300 universitete perëndimore

Kreu i Universitetit Ben-Gurion të Izraelit njoftoi se që nga operacioni i stuhisë Al-Aksa, ka pasur më shumë se 300 sanksionime të sistemit arsimor të këtij regjimi nga universitetet perëndimore dhe amerikane.

Daniel Chamowitz theksoi: Sanksionet përfshijnë refuzimin e pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare ose anulimin e botimit të artikujve të përbashkët, si dhe anulimin e marrëdhënieve akademike të anëtarëve të universiteteve dhe qendrave studimore me institucionet izraelite, apo edhe ndalimi i ndihmave dhe investimeve për kompanitë që bashkëpunojnë me Izraelin. Kreu i Universitetit Ben Gurion tha: Sulmet e regjimit sionist në Gaza dhe Liban në vitin e fundit kanë prekur rëndë arsimin e lartë të regjimit izraelit. Chamowitz gjithashtu efektet e përleshjeve midis forcave të rezistencës dhe ushtrisë sioniste gjatë vitit të kaluar, i përshkroi si të paimagjinueshme dhe tha: Rreth 70.000 studentë nga 300.000 studentë të këtij universiteti janë thirrur në ushtri; Ndërkohë ringjallja e antisemitizmit, protestat anti-sioniste dhe thirrjet për sanksionimin e universiteteve vazhdojnë.