Regjimi sionist i ndërpret zyrtarisht marrëdhëniet me UNRWA-n
(last modified Mon, 04 Nov 2024 09:06:19 GMT )
Nëntor 04, 2024 10:06 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist i ndërpret zyrtarisht marrëdhëniet me UNRWA-n

Regjimi sionist njoftoi zyrtarisht Organizatën e Kombeve të Bashkuara se i ka ndërprerë marrëdhëniet me UNRWA-n.


Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar rrjetin Al-Mayadin, kanali televiziv Channel 12 i regjimit sionist raportoi se Tel Avivi ka njoftuar zyrtarisht Organizatën e Kombeve të Bashkuara se i ka ndërprerë marrëdhëniet me UNRWA-n, pasi Knesset (parlamenti) i këtij regjimi miratoi një vendim për ndërprerjen e marrëdhënieve me të.

Përfaqësuesi i regjimit sionist në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke pretenduar se Hamasi ka dominuar këtë organizatë ndërkombëtare, tha se "ne kemi informuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara për ndërprerjen e bashkëpunimit tonë me UNRWA-n".

Ndërkohë që gjatë luftës së Gazës kishte në shënjestër shumë punonjës të grupeve humanitare ndërkombëtare, duke përfshirë Kuzhinën Qendrore Botërore, regjimi sionist pretendoi se Tel Avivi "vazhdon të bashkëpunojë me organizatat humanitare, ndërsa me organizatat që i shërbejnë terrorizmit (!), nuk bashkëpunon".

Të hënën e kaluar, Knesset-i i regjimit sionist votoi për miratimin e një ligji që ndalon veprimtarinë e UNRWA-s në territoret e pushtuara dhe Benjamin Netanyahu, kryeministri i këtij regjimi, pretendoi se punonjësit e UNRWA-s duhet të mbajnë përgjegjësi për ato që ai i quajti “veprimtari terroriste” kundër këtij regjimi.

Ky veprim i Knesset-it izraelit është shoqëruar me dënime dhe reagime të forta ndërkombëtare dhe ka ngritur shqetësime për mundësinë e kësaj agjencie për të ofruar ndihmë në Gaza pas më shumë se një viti luftë në këtë rrip.

Tags