Netanyahu shkarkon ministrin e Luftës të regjimit sionist
Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, ka shkarkuar ministrin e Luftës të këtij regjimi, Yoav Gallant.
Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), Radioja e Ushtrisë së regjimit sionist njoftoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar Yoav Gallant nga posti i ministrit të Luftës dhe emëroi në vend të tij sionistin Israel Katz.
Sipas gazetës "The Guardian", të martën në mbrëmje, pas shkarkimit të Yoav Gallant, demonstratat filluan në gjithë Tel Avivin dhe Kudsin.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se po e shkarkonte ministrin Gallant për shkak të "humbjes së besimit".
Gallant dhe Netanyahu kishin kundërshtime në lidhje me rekrutimin e hebrenjve ultra-ortodoksë në ushtrinë izraelite dhe mënyrën e rikthimit të pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi në Gaza.
Sipas këtij raporti, Gideon Sa'ar është zgjedhur ministër i ri i Jashtëm i regjimit sionist.
Avigdor Lieberman, ish-ministri i luftës i regjimit izraelit, në reagimin e tij për shkarkimin e Gallant, tha: "Nëse është i mundur shkarkimi i Yoav Gallant në mes të luftës, atëherë dikush tjetër mund të zëvendësojë kryeministrin Netanyahu, i cili ka dështuar në përmbushjen e detyrave të tij."
Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë, në një deklaratë, pa komentuar shkarkimin e Yoav Gallant, ish-ministrit të luftës së regjimit sionist, theksoi bashkëpunimin e Uashingtonit me ministrin e ri të Luftës së këtij regjimi, Israel Katz.
Ndërkohë, Sami Abu Zuhri, një anëtar i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), në një intervistë për agjencinë e lajmeve Shahab, duke reaguar për shkarkimin e ish-ministrit të luftës të regjimit sionist, Gallant, tha: "Gallant deklaronte me krenari se do të shkatërronte Hamasin, por ai u largua dhe Hamasi mbeti dhe do të mbetet."