Kush është Israel Katz, ministri i ri i luftës i Izraelit?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i164502-kush_është_israel_katz_ministri_i_ri_i_luftës_i_izraelit
ParsToday - Kryeministri i regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, të martën në mbrëmje shkarkoi Yoa Galant nga ministria e luftës dhe emëroi Israel Kats në vend të tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 06, 2024 15:30 Europe/Tirane
  • Kush është Israel Katz, ministri i ri i luftës i Izraelit?
    Kush është Israel Katz, ministri i ri i luftës i Izraelit?

ParsToday - Kryeministri i regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, të martën në mbrëmje shkarkoi Yoa Galant nga ministria e luftës dhe emëroi Israel Kats në vend të tij.

Israel Katz, i lindur më 21 shtator 1955, ka një diplomë bachelor në marrëdhënie ndërkombëtare dhe një master në shkencat bujqësore.

Sipas ParsToday, ky politikan ekstrem izraelit ka punuar më parë si ministër i jashtëm, ministër i financave, ministër i transportit, ministër i bujqësisë dhe ministër i inteligjencës në strukturat e regjimit izraelit.

Për shkak të qëndrimit të tij ekstrem ndaj palestinezëve dhe boshtit të rezistencës, Katz klasifikohet në mesin e politikanëve izraelitë në kategorinë e politikanëve radikalë.

Ai, i cili njihet për deklaratat e tij armiqësore kundër palestinezëve, Iranit, madje edhe kundër Kombeve të Bashkuara, ka mbështetur vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste dhe gjithmonë ka kundërshtuar idenë e zgjidhjes së çështjes palestineze.

Duke vazhduar qëndrimet e tij ekstreme, në deklaratën e tij të parë pas emërimit si ministër i luftës në vend të Yoav Galant, Israel Kats pohoi se prioriteti është "kthimi i robërve izraelitë nga Rripi i Gazës dhe shkatërrimi i Hamasit dhe Hezbollahut në Liban".