Vazhdojnë demonstratat e izraelitëve kundër Netanyahut dhe largimit të Gallantit
(last modified Thu, 07 Nov 2024 09:12:37 GMT )
Nëntor 07, 2024 10:12 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë demonstratat e izraelitëve kundër Netanyahut dhe largimit të Gallantit

Pas shkarkimit të Yoav Gallant, ministrit të Luftës së regjimit sionist, mbrëmjen e së mërkurës, për të dytën natë radhazi, territoret e pushtuara u bënë edhe një herë skenë e demonstratave kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar mediat palestineze, kolonët sionistë protestuan përballë rezidencës së Netanyahut dhe shprehën kundërshtimin e tyre për largimin e Gallantit.

Mbështetësit e Netanyahut i pritën kundërshtarët e Bibit me spërkatës piperi para shtëpisë së tij.

Demonstruesit në Palestinën e pushtuar bllokuan autostradën Ayalon në Tel Aviv dhe ndezën zjarre në shenjë proteste kundër shkarkimit të ministrit të Luftës të regjimit sionist, Yoav Gallant.

Ndër grupet që kanë bërë thirrje për demonstrata janë edhe familjet e të burgosurve izraelitë në Gaza, të cilët akuzojnë Benjamin Netanyahun se po abuzon politikisht dhe po luan me jetët e të burgosurve.

Familjet e të burgosurve izraelitë në Rripin e Gazës njoftuan se shkarkimi i Gallantit është një tjetër lëvizje e Netanyahut për të sabotuar shkëmbimin dhe lirimin e të burgosurve.

Benjamin Netanyahu shkarkoi ministrin e Luftës së regjimit sionist Yoav Galant të martën në mbrëmje. Pas shkarkimit të Gallant, Netanyahu tha: "Në mes të luftës, më shumë se kurrë, është e nevojshme të ketë besim të plotë midis kryeministrit dhe ministrit të luftës."

Ai shtoi se besimi mes kryeministrit dhe Gallantit ishte thyer muajt e fundit dhe se kishte zbrazëtira të mëdha në menaxhimin e luftës.