Tel Avivi në kaos/Arrestohen pesë demonstrues sionistë
(last modified Sun, 10 Nov 2024 08:30:11 GMT )
Nëntor 10, 2024 09:30 Europe/Tirane
  • Tel Avivi në kaos/Arrestohen pesë demonstrues sionistë

Të shtunën mbrëma, policia izraelite arrestoi pesë nga pjesëmarrësit në demonstratë, ku të pranishmit po protestonin kundër politikave të kryeministrit Benjamin Netanyahu në lidhje me luftën në Gaza.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga agjencia e lajmeve Shehab, mijëra izraelitë mbajtën një demonstratë në Tel Aviv të shtunën mbrëma për të shënuar 400 ditë pa lajm për gjendjen e pengjeve sionistë në Rripin e Gazës dhe fajësuan kryeministrin e regjimit sionist Benjamin Netanyahu për moslirimin e tyre nga robëria.

Gjithashtu, gazeta hebreje Haaretz njoftoi se policia izraelite arrestoi pesë nga pjesëmarrësit në demonstratat në Tel Aviv në mbështetje të nënshkrimit të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve me Rezistencën në Gaza.

Familjet e të burgosurve sionistë mbajtën edhe një herë një demonstratë mbrëmjen e së shtunës dhe fajësuan kryeministrin e regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, për moslirimin e fëmijëve të tyre nga Rripi i Gazës pas 400 ditësh robëri.

Familjet e të burgosurve sionistë pretenduan se të gjitha synimet në Gaza janë arritur dhe ndryshe nga sa thonë institucionet ushtarake dhe ato të sigurisë (izraelite), nuk ka mbetur asgjë për të bërë në Gaza.

Nga ana tjetër, kolonët sionistë demonstruan edhe në Netanya dhe Al-Khudeira dhe kërkuan një marrëveshje me Hamasin për shkëmbimin e të burgosurve.