Izraeli sulmon një ndërtesë banimi në Damask, 7 civilë të vrarë
(last modified Sun, 10 Nov 2024 18:55:27 GMT )
Nëntor 10, 2024 19:55 Europe/Tirane
  • Izraeli sulmon një ndërtesë banimi në Damask, 7 civilë të vrarë

Të paktën shtatë civilë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në kryeqytetin sirian Damask, tha ministria e mbrojtjes e Sirisë.

Gra dhe fëmijë ishin midis të vrarëve dhe 20 persona u plagosën gjithashtu në agresionin izraelit në distriktin Sejeda Zainab, tha ministria në një deklaratë të publikuar të dielën.

Pamjet në mediat sociale treguan pasojat e sulmit ajror në një lagje të mbushur me njerëz në Damaskun jugor.

Disa raporte kanë njoftuar se numri i viktimave ka arritur në nëntë.

Ky ishte sulmi i dytë i tillë nga Izraeli në më pak se një javë.

Të shtunën, ushtria izraelite kreu sulme ajrore në disa pozicione ushtarake në veri të Sirisë, duke përfshirë rajonet Alepo dhe Idlib.

Autoritetet siriane i kanë kërkuar vazhdimisht Kombeve të Bashkuara që të mbajnë përgjegjës regjimin e Tel Avivit për shënjestrimin e zonave civile në Siri.