Hamasi bën thirrje për protesta mbarëbotërore kundër gjenocidit në Gaza
(last modified Wed, 13 Nov 2024 18:50:21 GMT )
Nëntor 13, 2024 19:50 Europe/Tirane
  • Hamasi bën thirrje për protesta mbarëbotërore kundër gjenocidit në Gaza

Hamasi u ka bërë thirrje lëvizjeve islamike dhe arabe që të organizojnë mitingje proteste në mbarë botën për të dënuar gjenocidin e vazhdueshëm të regjimit izraelit ndaj palestinezëve në Gaza.

Në një deklaratë të mërkurën, lëvizja palestineze e rezistencës vuri në dukje rrethimin e intensifikuar të Gazës veriore dhe përdorimin e armës së  urisë ndaj popullatës palestineze dhe u bëri thirrje popujve pro-palestinez në mbarë botën të ngrihen në protesta kundër regjimit sionist.

Hamasi u bëri thirrje lëvizjeve dhe njerëzve liridashës që të mbajnë mitingje të premten, të shtunën dhe të dielën e ardhshme, veçanërisht përpara ambasadave izraelite në qytetet kryesore.

Deklarata theksoi nevojën për një zë të unifikuar kundër krimeve izraelite në Gaza, të cilat kanë shkaktuar vuajtje të gjera dhe dhjetëra mijëra viktima civile.

Hamasi u bëri thirrje gjithashtu lëvizjeve pro-palestineze që të dënojnë bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë në mbështetjen e krimeve izraelite të luftës.