Vriten 11 ushtarë sionistë në 48 orë
Vetëm në 48 orët e fundit, 11 ushtarë të ushtrisë izraelite janë vrarë dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur në përleshjet në Liban dhe në Gaza.
Kanali televiziv sionist "Channel 14" raportoi se në 48 orët e fundit, 11 ushtarë izraelitë u vranë dhe më shumë se 10 të tjerë u plagosën në përleshjet në Liban dhe në Gaza.
Pak orë më parë mediat e regjimit sionist raportuan se të paktën 7 ushtarë izraelitë u vranë pas përleshjeve mes forcave të Brigadës Golani të këtij regjimi dhe luftëtarëve të Hezbollahut në jug të Libanit.
Dje 4 ushtarë të regjimit sionist janë vrarë në veri të Gazës nga luftëtarët e Batalioneve al-Kassam.
Radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se që nga 7 tetori 2023, 107 ushtarë të Brigadës Golani janë vrarë në luftën e Gazës dhe të Libanit dhe pohoi se Brigada Golani ka zënë vendin e parë në dëme dhe viktima në mesin e njësive ushtarake të regjimit sionist.
Këto statistika publikohen ndërkohë që ushtria e regjimit sionist ka minimizuar së tepërmi numrin e viktimave të ushtarëve të saj me synimin për të ruajtur moralin e frontit të brendshëm dhe po përpiqet të njoftojë në mënyrë minimale në lidhje me viktimat.