Sulmohet shtëpia e kryeministrit të regjimit sionist
(last modified Sun, 17 Nov 2024 07:00:36 GMT )
Nëntor 17, 2024 08:00 Europe/Tirane
  • Sulmohet shtëpia e kryeministrit të regjimit sionist

Luftëtarët e Rezistencës sulmuan edhe një herë shtëpinë e kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, shtëpia e kryeministrit të regjimit sionist ishte sërish shënjestër e një sulmi nga luftëtarët e Rezistencës. Ky raport shton se mediat informative të Rezistencës njoftuan se pasi fishekzjarret goditën oborrin e Benjamin Netanyahut, kryeministrit të regjimit pushtues në Caesarea (Keisarya), shtëpia e tij mori flakë.

Më herët, rezidenca e Netanyahut në rajonin Keisarya në Palestinën e pushtuar ishte objektivi i një sulmi me dron nga luftëtarët e Rezistencës Islamike libaneze. Droni që qëlloi rezidencën e Netanyahut u tha se ishte i njëjti lloj droni që sulmoi sallën e ngrënies së ushtarëve të Brigadës Golani ku në atë operacion u vranë dhe u plagosën më shumë se 20 ushtarë të Brigadës Golani.

Në reagim ndaj këtij incidenti, Itamar Ben-Gvir, Ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, deklaroi: "Të hedhësh fishekzjarre në shtëpinë e Netanyahut do të thotë të kalosh një vijë tjetër të kuqe. Ditën e sotme është hedhur një fishekzjarr në shtëpinë e kryeministrit dhe nesër mund të hidhet një predhë."

Ben-Gvir vijoi: "Provokimet kundër Netanyahut dhe familjes së tij duhet të ndalen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe pres që Shabak dhe policia t'i gjejnë të dyshuarit sa më shpejt që të jetë e mundur." 

Në të njëjtën kohë, Isaac Herzog, presidenti i regjimit sionist, tha: "Ngjarja e hedhjes së fishekzjarreve pranë shtëpisë së kryeministrit është një incident shumë i rrezikshëm dhe e dënoj ashpër këtë."

Ndërkohë, faqja hebraike Walla raportoi se rënia e dy fishekzajreve në oborrin e shtëpisë së kryeministrit është një tjetër dështim i sigurisë në çështjen e mbrojtjes.