Regjistrohet një tjetër ditë e përgjakshme në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i164902-regjistrohet_një_tjetër_ditë_e_përgjakshme_në_gaza
Ushtria e regjimit sionist e ktheu edhe një herë Gazën në një lumë gjaku.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2024 05:19 Europe/Tirane
  • Regjistrohet një tjetër ditë e përgjakshme në Gaza

Ushtria e regjimit sionist e ktheu edhe një herë Gazën në një lumë gjaku.

Sipas raportit të së hënës të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, rrjeti "Al-Arabi Al-Xhadid" nëpërmjet një raporti deklaroi: "Me hyrjen e luftës në ditën e 409-të të saj, ushtria pushtuese vazhdon të kryejë gjenocid e të shkatërrojë ndërtesa, dhe dhjetëra njerëz bien dëshmorë dhe plagosen çdo ditë."

Zyra qeveritare e Informacionit në Gaza njoftoi se ushtria e regjimit izraelit kreu masakra brutale dhe bombardoi disa ndërtesa banimi në Beit Lahja, Al-Nusejrat dhe Al-Burejxh, si rezultat i të cilave 96 persona ranë dëshmorë, më shumë se 15 persona të tjerë u zhdukën dhe 60 persona të tjerë u plagosën.

Më shumë se 72 persona ranë dëshmorë në Beit Lahia, po ashtu edhe 24 persona të tjerë ranë dëshmorë në dy masakra në kampet Al-Nusejrat dhe Al-Burejxh gjatë bombardimeve të shtëpive të banuara.

Burime palestineze njoftuan se 4 palestinezë ranë dëshmorë në bombardimin e zonës "Al-Mawasi" në perëndim të qytetit Khan Yunis dhe 9 persona ranë dëshmorë në Beit Lahia.

Artileria e pushtuesve granatoi gjithashtu zonat lindore të kampit "Al-Burejxh" dhe zonat perëndimore të kampit Al-Nusejrat, në qendër të Rripit të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës ka lëshuar një deklaratë dhe ka njoftuar se të paktën 111 civilë kanë rënë dëshmorë që nga mëngjesi i së dielës gjatë brutalitetit të sionistëve në Gaza.