Paralajmërim për mbylljen e spitaleve në Gaza
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza paralajmëroi se nëse regjimi izraelit vazhdon të bllokojë hyrjen e karburanteve, spitalet në këtë rajon do të jenë jashtë funksionit në 48 orët e ardhshme, për shkak të mungesës së karburantit.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin televiziv Filestin Al-Yaum, Dr. Marwan Al-Hams, drejtori i përgjithshëm i spitaleve fushore në Gaza, paralajmëroi se funksionimi i të gjithë spitaleve në këtë zonë do të ndalet në 48 orët e ardhshme për shkak të mungesës së karburantit, si pasojë e pengimit të hyrjes së mallrave dhe karburanteve nga ana e regjimit sionist.
Gjithashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se Spitali "Kamal Adwan" është një nga dy spitalet gjysmë aktivë në veri të Gazës dhe shprehu shqetësimin për gjendjen e 80 pacientëve dhe tetë personave të tjerëve prej atyre që ndodhen në departamentin e kujdesit special të këtij spitali.
Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se Spitali "Kamal Adwan" në Gaza, ditën e enjte u vu në shënjestër të një sulmi izraelit me dron, ku si rezultat i këtij sulmi, një gjenerator kryesor i energjisë elektrike dhe një rezervuar uji i spitalit u dëmtuan rëndë.
Ndërkohë, Husam Abu Safiyeh, drejtori i Spitalit "Kamal Adwan", tha për agjencinë franceze të lajmeve (AFP) se ky spital u vu sërish në shënjestër të sulmeve të ushtrisë së regjimit izraelit të premten, ku si pasojëe të cilit u plagosën një mjek dhe dy pacientë.