Zona të ndryshme të Libanit janë objektiva të sulmeve brutale sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165118-zona_të_ndryshme_të_libanit_janë_objektiva_të_sulmeve_brutale_sioniste
Avionët luftarakë të regjimit sionist shënjestruan me sulmet e tyre barbare zona të ndryshme të Libanit, përfshirë edhe Bejrutin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2024 07:41 Europe/Tirane
  • Zona të ndryshme të Libanit janë objektiva të sulmeve brutale sioniste

Avionët luftarakë të regjimit sionist shënjestruan me sulmet e tyre barbare zona të ndryshme të Libanit, përfshirë edhe Bejrutin.

Sipas rrjetit televiziv Al-Alam, pasi autoritetet e Tel Avivit kërcënuan se do t'i përgjigjen sulmit të fundit të Hezbollahut në territoret e pushtuara, avionët luftarakë të këtij regjimi bombarduan zona të ndryshme të Libanit, përfshirë periferinë jugore të Bejrutit.

Burimet libaneze njoftuan se avionët luftarakë sionistë shënjestruan zonat Haret Hreik, Bi'r al-'Abd dhe Ghobeiry në periferinë jugore të Bejrutit. Këto bombardime shkaktuan shkatërrime të shumta edhe në zona të tjera përreth.

Avichay Adraee, zëdhënësi arabisht-folës i ushtrisë sioniste, njoftoi se Izraeli do të sulmojë infrastrukturën dhe qendrat e Hezbollahut në Bejrut.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur se që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist ndaj këtij vendi më 8 tetor të vitit të kaluar, 3754 persona kanë rënë dëshmorë dhe 15626 të tjerë janë plagosur.