Zona të ndryshme të Libanit janë objektiva të sulmeve brutale sioniste
Avionët luftarakë të regjimit sionist shënjestruan me sulmet e tyre barbare zona të ndryshme të Libanit, përfshirë edhe Bejrutin.
Sipas rrjetit televiziv Al-Alam, pasi autoritetet e Tel Avivit kërcënuan se do t'i përgjigjen sulmit të fundit të Hezbollahut në territoret e pushtuara, avionët luftarakë të këtij regjimi bombarduan zona të ndryshme të Libanit, përfshirë periferinë jugore të Bejrutit.
Burimet libaneze njoftuan se avionët luftarakë sionistë shënjestruan zonat Haret Hreik, Bi'r al-'Abd dhe Ghobeiry në periferinë jugore të Bejrutit. Këto bombardime shkaktuan shkatërrime të shumta edhe në zona të tjera përreth.
Avichay Adraee, zëdhënësi arabisht-folës i ushtrisë sioniste, njoftoi se Izraeli do të sulmojë infrastrukturën dhe qendrat e Hezbollahut në Bejrut.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur se që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist ndaj këtij vendi më 8 tetor të vitit të kaluar, 3754 persona kanë rënë dëshmorë dhe 15626 të tjerë janë plagosur.