Izraeli zhduku totalisht mbi 1400 familje palestineze në Gaza
Autoritetet shëndetësore të Gazës thanë se ushtria izraelite ka zhdukur totalisht mbi 1,400 familje palestineze në territorin e rrethuar gjatë vitit të kaluar.
Ministria e Shëndetësisë tha në një deklaratë të martën se regjimi izraelit zhduku plotësisht nga regjistri civil rreth 1,410 familje, që numëronin 5,444 persona, gjatë së njëjtës periudhë.
Kjo ministri tha se kishte 3,463 familje me vetëm një të mbijetuar, ndërsa 2,287 familje kishin më shumë se një të mbijetuar.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza shtoi: “Forcat izraelite vranë 14 persona dhe plagosën 108 të tjerë në tre masakra në 24 orët e fundit”.
"Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi grupet e shpëtimit nuk janë në gjendje t'i arrijnë ata."