Ushtria libaneze filloi të vendoset në jug të lumit Litani
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165212-ushtria_libaneze_filloi_të_vendoset_në_jug_të_lumit_litani
Pas shpalljes së armëpushimit, ushtria libaneze njoftoi se forcat e këtij vendi kanë nisur dislokimin në kufijtë jugorë të Libanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2024 16:19 Europe/Tirane
  • Ushtria libaneze filloi të vendoset në jug të lumit Litani

Pas shpalljes së armëpushimit, ushtria libaneze njoftoi se forcat e këtij vendi kanë nisur dislokimin në kufijtë jugorë të Libanit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ushtria libaneze njoftoi mbrëmjen e sotme (e mërkurë) se ka filluar dislokimin e forcave të saj në jug të lumit Litani dhe ushtrimin e sovranitetit në kufijtë jugorë në koordinim me Forcat Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) dhe bazuar në Rezolutën 1701 të OKB-së.

Në një intervistë me Al Jazeera, ministri libanez i Mbrojtjes Maurice Salim theksoi: "Ne do të rrisim në 10,000 numrin e trupave të ushtrisë libaneze të vendosura në jug. Libani u përmbahet rezolutave ndërkombëtare dhe asnjë forcë tjetër nuk do të vendoset në Liban, përveç ushtrisë libaneze dhe forcave të UNIFIL".

Libani dhe regjimi sionist me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara arritën një armëpushim mëngjesin e sotëm pas më shumë se një viti luftë.

Një nga klauzolat e kësaj marrëveshjeje thekson dislokimin e rreth 5000 ushtarëve libanezë në 33 pozicione në jug të lumit Litani, ngjitur me kufirin me Palestinën e pushtuar.