Arabia Saudite i propozon Iranit zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik
Portali i lajmeve "Bloomberg" njoftoi për propozimin e Arabisë Saudite drejtuar Iranit për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, bazuar në raportin e "Bloomberg", zyrtarët sauditë kanë thënë se Mohammed bin Salman, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, gjatë javëve të fundit u ka ofruar zyrtarëve iranianë propozimin për rritjen e volumit tregtar me Teheranin.
Nga ana tjetër, Arabia Saudite ende preferon të ndjekë marrëveshjet në fushat mbrojtëse dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qenë në heshtje që nga fillimi i Operacionit "Stuhia Al-Aksa".
Tani, Riadi kërkon të balancojë marrëdhëniet e veta të jashtme mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, në prag të mbërritjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, ai po përpiqet të afrohet me Teheranin dhe Uashingtonin në të njëjtën kohë.
Kjo media amerikane shkruan se sauditët e konsiderojnë jetike nga pikëpamja gjeopolitike qasjen e marrëdhënieve të ngushta me Teheranin dhe Uashingtonin.
Qëllimi kryesor i princit Bin Salman është plani prej tre trilion dollarësh për të diversifikuar ekonominë saudite dhe për ta ndarë atë nga ekonomia e naftës.
Plani, i quajtur "Project 2030 (aka: Saudi Vision 2030)", mbështetet në paqen dhe investimet e huaja për të siguruar financimin e projekteve ambicioze.
"Tregtia fillimisht mund të përqendrohet në produkte të sektorëve ushqimorë dhe mjekësorë që nuk shkelin sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës kundër Iranit", raportoi Bloomberg, duke cituar një burim saudit.