Grupet e rezistencës palestineze reagojnë ndaj mesazhit kërcënues të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165396-grupet_e_rezistencës_palestineze_reagojnë_ndaj_mesazhit_kërcënues_të_trump
Grupet e rezistencës palestineze reaguan ashpër ndaj kërcënimeve të fundit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2024 16:25 Europe/Tirane
  • Grupet e rezistencës palestineze reagojnë ndaj mesazhit kërcënues të Trump

Grupet e rezistencës palestineze reaguan ashpër ndaj kërcënimeve të fundit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Lëvizja Hamas reagoi ndaj mesazhit kërcënues të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara për të burgosurit sionistë në Rripin e Gazës dhe theksoi se është më mirë që ai t'ia dërgojë këtë mesazh kryeministrit të regjimit pushtues sionist.

Sipas faqes zyrtare të Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Bassem Naim, anëtar i zyrës politike të Hamasit, tha se ky mesazh duhet t'i dërgohet Benjamin Netanyahut, kryeministrit të regjimit sionist, sepse ai dhe kabineti izraelit i linjës së ashpër po bllokojnë marrëveshjen e armëpushimit.

Duke iu referuar deklaratave kërcënuese të bëra nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump për lirimin e të burgosurve sionistë para se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, Komitetet Palestineze të Rezistencës theksuan se këto kërcënime tregojnë një mentalitet fashist.

Deklaratat e Donald Trump që kërcënoi se nëse të burgosurit sionistë të mbajtur nga Hamasi nuk lirohen deri më 20 janar 2025 dhe ai hyn në Shtëpinë e Bardhë, do të shpërthejë Lindjen e Mesme, tregon disfatën dhe dështimin e regjimit sionist në arritjen e qëllimeve të tij në Gaza, para së gjithash lirimi i të burgosurve.

Këto komitete deklaruan se kërcënimet amerikane nuk do të frikësojnë kurrë rezistencën në Gaza dhe nuk do të krijojnë përçarje në vullnetin e palëkundur të kombit palestinez.