A e kompenson pompimi i terroristëve në Siri dështimin e regjimit izraelit përball Rezistencës?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165400-a_e_kompenson_pompimi_i_terroristëve_në_siri_dështimin_e_regjimit_izraelit_përball_rezistencës
ParsToday- Sipas një analisti, terroristët e mbetur nga lufta në Siri dhe Irak nuk janë më të fortë se ISIS dhe kjo e bën më të lehtë detyrën e spastrimit të rajoneve për rezistencën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2024 16:31 Europe/Tirane
  • Majtas: Hertzi Halavi, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite - Djathtas: Abu Mohammad Jolani, udhëheqësi i grupit terrorist Tahrir al-Sham
    Majtas: Hertzi Halavi, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite - Djathtas: Abu Mohammad Jolani, udhëheqësi i grupit terrorist Tahrir al-Sham

ParsToday- Sipas një analisti, terroristët e mbetur nga lufta në Siri dhe Irak nuk janë më të fortë se ISIS dhe kjo e bën më të lehtë detyrën e spastrimit të rajoneve për rezistencën.

Me fillimin e armëpushimit mes Libanit dhe regjimit izraelit, shumë media të lidhura me Izraelin dhe aleatët e tij perëndimorë u përpoqën të paraqesin imazhin e Tel Avivit si fitues, për të cilin shumëkush është qortuar, sidomos pas ngjarjeve të fundit në Siri.

Sipas raportimit të ParsToday, gazeta "Resalat" e trajtoi këtë çështje në një artikull të shkruar nga Muhamed Kazem Anbarloui i cili ka shkruar:

  1. Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit në atë kohë si strateg gjatë luftës së përgjakshme të Vietnamit, tha: "Grupi gueril fiton nëse nuk dështon, por ushtria klasike dhe zyrtare dështon nëse nuk fiton".

Bazuar në këtë rregull, qeveria amerikane pranoi fillimisht një armëpushim dhe më pas paqen në Luftën e Vietnamit dhe i dha fund një masakre të përgjakshme që kishte hyrë në krime lufte, gjenocid, vrasje masive, masakër të fëmijëve dhe grave në Vietnam.

Bazuar në këtë parim, Netanyahu pranoi armëpushimin me Hezbollahun. Sipas këtij rregulli, Hezbollahu fitoi dhe regjimi sionist pësoi një disfatë të hidhur. Regjimi sionist në Rripin e Gazës do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Lëshimi i përditshëm i më shumë se 200 raketave dhe dronëve nga Hezbollahu në Haifa, Tel Aviv dhe në zonat veriore të territoreve të pushtuara tregoi se Hezbollahu është gjallë dhe merr frymë dhe mund të luftojë me regjimin sionist për muaj të tërë me këtë kapacitet.

Lieberman, Lapid dhe Gantz pranuan humbjen e Izraelit në reagimet e para ndaj çështjes së armëpushimit. Të njëjtën gjë e pranuan edhe gazetat e regjimit izraelit. Ndjenja e fitores në popullin libanez dhe komandantët e Hezbollahut është një fakt objektiv. Askush nuk mund ta mohojë.

  1. Ka shtatë arsye të dukshme pse Netanyahu pranoi humbjen:
  • Breshëria e raketave dhe fluturimi i dronëve nga Jugu i Libanit nuk u ndal as për asnjë moment.
  • Banorët e territoreve veriore të pushtuara në kufi me Libanin jugor nuk u kthyen në shtëpitë e tyre.
  • Në negociata, regjimi sionist nuk arriti të ndryshojë rezolutën 1701
  • Regjimi izraelit në sulmin tokësor në Jug të Libanit vazhdimisht pësonte humbje në ushtri
  • Netanjahu brenda përballej me një presion të madh të opozitës së qeverisë
  • Përllogaritjet për viktimat nga shpërthimi i pajisjeve pager dhe celulare dhe për efektin e vrasjes së komandantëve, doli të jetë tërësisht i gabuar.
  •  Hezballahu e kompensoi shpejt dëmin duke përdorur sistemin e "vetë-riparimit".
  • Netanjahu nuk ka arritur asnjë prej qëllimit të tij

3. Një orë e gjysmë pas shpalljes së armëpushimit, një luftë e papritur filloi në veri të Sirisë, gjegjësisht në provincën Alepo. Kjo nuk ishte një ngjarje e rastësishme. Doli në dukjes se Amerika dhe regjimi sionist kanë menduar tashmë masa për të kompensuar dështimin. Grupet tekfiriste dhe terroriste të mbështetura nga Turqia dhe Izraeli dhe disa shtete arabe u shfaqën nga pas si një thikë. Kjo marrëveshje është që regjimi sionist të marrë frymë të freskët. Gjithashtu, në anën tjetër të pengojnë Hezbollahun të marrë frymë lirë. Ata duan të ndalin lidhjen mes Palestinës dhe Libanit duke sulmuar Sirinë. Terroristët e mbetur nga lufta në Siri dhe Irak nuk janë më të fortë se gjakatarët dhe kriminelët e ISIS. Ata do të përballen me goditje të forta dhe nuk mund të kenë përfundim tjetër. Rezistenca ka treguar se nuk është “luftënxitëse” por di se si të luftojë”. Shfaqja e grupeve terroriste-tekfiriste në veri të Sirisë është një lloj loje militante, ata së shpejti do të ndëshkohen ashpër.

4- Zhvillimet e fundit politike dhe ushtarake në Azinë Perëndimore me lajmin e armëpushimit dhe veprimet e terroristëve në Siri, konsiderohen një pikë kthese. Në kuzhinën e CIA-s, Mussad-it dhe Pentagonit, djajtë amerikanë dhe sionistë po gatuajnë gjella në mënyrë që qeveria e re amerikane të stimulojë oreksin e saj për shkelje të të drejtave të njeriut, vrasje masive dhe gjenocid. Rezultatet e lojës në fushën bërthamore janë të njohura. Djallëzia e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA rezultoi në reagimin vendimtar të Iranit ndaj lëvizjeve të reja bërthamore. Në Liban u përcaktuan rezultatet e lojës. Loja vazhdon në Siri. Në të njëjtën kohë, luftëtarët e rezistencës janë ende duke luftuar në Rripin e Gazës. Luftëtarët e rezistencës në Irak nuk i mbyllën portat e raketave dhe dronëve dhe në Jemen, rezultatet e lojës janë ende 3-zero në favor të rezistencës.