Konfiskohen nga sionistët 2400 hektarë tokë në Bregun Perëndimor
Bezalel Smotrich, ministri radikal dhe ekstremist i Financave i kabinetit të Netanyahut, urdhëroi konfiskimin e 2400 hektarëve toka në Bregun Perëndimor.
Kanali 14 televiziv i regjimit sionist e bëri të ditur këtë lajm në mesnatë, sot, duke u gdhirë e premtja, dhe shtoi se ky urdhër është lëshuar nga Smotrich për zgjerimin e vendbanimeve (kibbutzeve) sioniste.
Që nga marrëveshja e kompromisit mes Autoritetit Palestinez dhe regjimit sionist në Oslo të Norvegjisë në vitin 1993 e deri në vitin e kaluar, 5 mijë hektarë tokë palestineze në Bregun Perëndimor ishin konfiskuar për ndërtimin e njësive të vendbanimeve.
Smotrich kishte pretenduar më parë në një deklaratë kontroverse se e vetmja mënyrë për të eliminuar kërcënimin e shtetit palestinez është ushtrimi i sovranitetit të regjimit izraelit mbi vendbanimet e Judesë dhe Samarisë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, duke përdorur emrat biblikë.
Ai premtoi se viti 2025 do të jetë viti i sovranitetit të regjimit izraelit në Bregun Perëndimor, një deklaratë që u dënua nga vende të ndryshme, duke përfshirë edhe aleatët e regjimit të Tel Avivit.
Sipas statistikave të publikuara, më shumë se 720,000 kolonë hebrenj jetojnë në mënyrë të paligjshme në vendbanimet e Bregut Perëndimor.
Sipas ligjeve ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet e regjimit sionist në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor janë shpallur të paligjshme.