Martirizohen 21 palestinezë në bombardimin e një shtëpie banimi në Gaza
21 qytetarë palestinezë janë martirizuar nga bombardimi i një shtëpie banimi në qendër të Rripit të Gazës.
Sipas raportit të orëve të para të mëngjesit të së shtunës të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga mediat palestineze, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi banimi në kampin al-Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës.
Në këtë krim, i cili kishte në shënjestër shtëpinë e familjes Al-Nadi, 21 persona, mes tyre disa fëmijë, ranë dëshmorë dhe 30 persona u plagosën.
Nga ana tjetër, Mahmoud Basal, zëdhënësi i Organizatës së Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës, për rrjetin televiziv Al-Jazeera të Katarit, deklaroi: “Regjimi sionist nuk ka lejuar që ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza për rreth 60 ditë."
Ai paralajmëroi: "Forcat pushtuese sioniste po qëllojnë Spitalin Indonezian dhe autoambulancat që transportojnë pacientët."
Një lajm tjetër është se Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se asnjë paralajmërim nuk ishte lëshuar përpara bombardimit të spitalit "Kamal Adwan" në veri të Gazës.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, në këto sulme ajrore të regjimit sionist ranë dëshmorë të paktën 39 persona, mes të cilëve të paktën 20 persona që jetonin në çadrat e të shpërngulurve në jug të rajonit dhe u dogjën.
Ushtria izraelite nuk ka reaguar ende për këtë krim.
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Rick Peppercorn, shtoi se "shfaqja e këtij sulmi vetëm një javë pas mbërritjes së ekipeve mjekësore indoneziane në këtë spital, ishte tejet shqetësuese".
Regjimi sionist ka sulmuar në mënyrë të përsëritur spitalet e Gazës me pretekstin e përdorimit ushtarak të qendrave mjekësore, por nuk ka ofruar asnjë provë dokumentuese për aktivitetin ushtarak në to.