Sulme me bomba dhe raketa kundër spitalit "Kamal Adwan" në Gaza
Drejtori i spitalit "Kamal Adwan" në veri të Gazës raportoi se regjimi sionist gjatë gjithë kohës së luftës sioniste kundër Rripit të Gazës, deri më tani ka lëshuar mbi 100 bomba dhe raketa në ndërtesat e kompleksit të spitalit.
Husam Abu Safijeh, drejtori i spitalit "Kamal Adwan" në veri të Rripit të Gazës, njoftoi se ushtria sioniste ka lëshuar më shumë se 100 bomba dhe raketa në ndërtesat brenda kompleksit të spitalit gjatë luftës në Gaza, gjë që ka shkaktuar shumë dëmtime.
Kreu i spitalit "Kamal Adwan" shtoi: "Pas bastisjes së spitalit, regjimi pushtues arrestoi një numër personash të shpërngulur dhe pjesëtarë të personelit mjekësor dhe detyroi disa mjekë të transferoheshin në Spitalin Indonezian."
Në një deklaratë, lëvizja Hamas e konsideroi bombardimin e spitalit "Kamal Adwan" në veri të Rripit të Gazës si një tregues të këmbënguljes së regjimit sionist për spastrimin etnik dhe zhvendosjen e qëllimshme të palestinezëve.
Duke publikuar një deklaratë, lëvizja Hamas i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të dërgojë një komitet ndërkombëtar hetimor për të hetuar situatën e spitalit "Kamal Adwan" dhe sektorin e shëndetësisë të Rripit të Gazës.