37 dëshmorë në sulmin e regjimit sionist në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165618-37_dëshmorë_në_sulmin_e_regjimit_sionist_në_gaza
Gjatë 24 orëve të fundit sulmet e regjimit sionist në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, kanë lënë 37 dëshmorë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 10, 2024 04:14 Europe/Tirane
  • 37 dëshmorë në sulmin e regjimit sionist në Gaza

Gjatë 24 orëve të fundit sulmet e regjimit sionist në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, kanë lënë 37 dëshmorë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Al Jazeera raportoi se avionët e regjimit sionist disa orë më parë bombarduan një shtëpi banimi në kampin Nusirat në qendër të Rripit të Gazës, si pasojë e së cilës 4 palestinezë ranë dëshmorë dhe disa të tjerë u plagosën. Gjithashtu, nga bombardimi i një shtëpie në kampin al-Maghazi në qendër të Gazës, janë lënduar shumë persona, shumica fëmijë. Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka njoftuar rritjen e numrit të dëshmorëve në sulmet e regjimit pushtuesit që nga 7 tetori 2023, numër i cili ka shkuar në 44 mijë e 758 dëshmorë, ndërkohë që numri i të plagosurve ka shkuar në 106 mijë e 134 persona. Një burim i mirë-informuar i tha Al-Arabi Al-Jadeed se negociatat për armëpushimin në Gaza kanë arritur në një fazë të avancuar dhe një zyrtar izraelit njoftoi gjithashtu se një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve në Gaza do të arrihet brenda një ose dy javësh.