OKB kërkon mbledhjen e 4 miliardë dollarëve në mbështetje të Gazës
Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkoi mbledhjen e 4 miliardë dollarëve ndihma për t'u ofruar ndihmë 3 milionë njerëzve në territoret e pushtuara palestineze.
Sipas agjencisë së lajmeve Isna, Organizata e Kombeve të Bashkuara lëshoi një deklaratë sot (të enjten) ku njoftoi se ekziston nevoja urgjente për të mbledhur 4.07 miliardë dollarë për të përmbushur nevojat thelbësore të rreth 3 milionë njerëzve në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, përfshirë vendet e okupuara në qytetin e Kudsit, gjatë vitit 2025.
Në lidhje me këtë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën Humanitare (OCHA) bëri thirrje për grumbullimin e më shumë se 47 miliardë dollarëve për të përmbushur nevojat urgjente të afro 190 milionë njerëzve në vitin 2025, të cilët po përballen me luftëra të përgjakshme dhe ndryshime klimatike.
Zyra e OCHA-s, gjithashtu, deklaroi se vendkalimet në Gaza janë ende të mbyllura ose pjesërisht të mbyllura dhe se ligjet humanitare dhe mekanizmat paralajmërues nuk po respektohen.
Pushtuesit sionistë kanë ndërprerë ndihmat për dhjetëra mijëra njerëz në Rripin e rrethuar të Gazës dhe kjo ka bërë që ekspertët ndërkombëtarë të paralajmërojnë për një zi të parakohshme buke në rajon.