Shefi i CIA-s viziton Katarin për armëpushimin në Gaza
Në të njëjtën kohë kur marrëveshja mes Hamasit dhe regjimit sionist është afër, sot kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) niset për në Doha, kryeqytetin e Katarit.
Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve CNN, dy burime të mirinformuara njoftuan se William Burns, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), është planifikuar të niset për në Katar sot, të mërkurën, për të marrë pjesë në negociatat për armëpushimin në Gaza.
Qëllimi i Burns prej këtij udhëtimi është të zgjidhë mosmarrëveshjet e mbetura midis Lëvizjes Hamas dhe regjimit sionist, në mënyrë që marrëveshja e armëpushimit të mund të realizohet përfundimisht përpara se Donald Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.
Lëvizja Hamas, duke lëshuar një deklaratë, njoftoi se nëse Izraeli nuk propozon kushte të reja, është mëse e mundur që të arrihet një marrëveshje armëpushimi në Gaza.
Në të njëjtën kohë, John Kirby, zëdhënësi dhe koordinatori i komunikimeve strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, pretendoi se Amerika beson se i është afruar shumë marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.