Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për sulmin ajror në Sana'a
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), duke lëshuar një deklaratë, mori përgjegjësinë për sulmin ajror të së shtunës mbrëma në Sana'a, kryeqytetin e Jemenit.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin televiziv Al-Jazeera, në deklaratën e CENTCOM thuhej: "Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kryen sulme të sakta ajrore kundër një objekti të magazinimit të raketave dhe një qendre komandimi e kontrolli të Houthëve (forcave të Lëvizjes Ansarullah) në Sana'a."
Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) në vazhdim të kësaj deklarate pretendoi: "Këto sulme u kryen me qëllim të ndalimit dhe pakësimit të operacioneve të Houthëve (forcave të armatosura të Jemenit të lidhura me Lëvizjen Ansarullah) kundër anijeve luftarake në Detin e Kuq."
Të shtunën në mëngjes mediat e regjimit sionist njoftuan për sulmin raketor të Jemenit dhe oshëtimin e sirenave të alarmit në Tel Aviv, ndërsa urgjenca e Territoreve të Pushtuara njoftoi se deri më tani janë plagosur mbi 18 persona."
Ushtria jemenase, në orët e para të mëngjesit të së shtunës shkatërroi një objektiv ushtarak në Jaffa (Tel Aviv) me një raketë balistike ultrasonike "Palestine 2".
Ndërkohë, një anëtar i Zyrës Politike të Lëvizjes Ansarullah njoftoi se lufta e hapur me Izraelin dhe qeverinë amerikane do të vazhdojë fuqishëm.
Hezam al-Asad, një anëtar i Zyrës Politike të Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, zbuloi: "Ne kemi arritur teknologji moderne për lloje të ndryshme të armëve dhe do t'i bëjmë të ditura për publikun ato."
Ky anëtar i Byrosë Politike të Lëvizjes Ansarullah, duke theksuar se Sana'a do të vazhdojë të gjuajë raketa dhe drone, tha të shtunën: "Konfrontimi që po bën Jemeni do të ketë një efekt negativ në qeveritë amerikane dhe izraelite."
Ndërsa tha se "Jemenit gjithmonë i sugjerohet të ndalojë përshkallëzimin e luftimeve në Detin e Kuq", Al-Asad theksoi: "Qëndrimi ynë është i vendosur dhe kushti i ushtrisë jemenase është ndalimi i gjenocidit dhe bllokadës në Gaza."