Ushtria sioniste e pranon vështirësinë e përballjes me ushtrinë jemenase
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166036-ushtria_sioniste_e_pranon_vështirësinë_e_përballjes_me_ushtrinë_jemenase
Sipas një gazete sioniste, ushtria dhe institucionet e sigurisë izraelite pranojnë se lufta kundër Ansarullahut të Jemenit është shumë e ndërlikuar, për shkak të vështirësisë së mbledhjes së informacioneve prej tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2024 08:59 Europe/Tirane
  • Ushtria sioniste e pranon vështirësinë e përballjes me ushtrinë jemenase

Sipas një gazete sioniste, ushtria dhe institucionet e sigurisë izraelite pranojnë se lufta kundër Ansarullahut të Jemenit është shumë e ndërlikuar, për shkak të vështirësisë së mbledhjes së informacioneve prej tyre.

Portali jemenas i lajmeve Nafezah, duke cituar gazetën sioniste "Ma'ariv" shkroi: "Forcat e armatosura të Jemenit po monitorojnë departamentin e inteligjencës të ushtrisë izraelite dhe po përgatiten për ta sulmuar atë."

Gazeta "Ma'ariv" njoftoi në një raport në faqen e saj të internetit se, deri një vit e dy muaj më parë, Houthët jemenas nuk ishin ndër objektivat e spiunazhit të agjencive të inteligjencës izraelite, por tani ato po kërkojnë njerëz që njohin plotësisht gjuhën (dialektin) dhe kulturën jemenase, në mënyrë që të mund të shqyrtojnë dhe analizojnë informacionet që mbërrijnë nga atje.

Kjo gazetë hebreje vuri në dukje se departamenti i inteligjencës së regjimit sionist është duke identifikuar dhe përgjuar objektivat ushtarakë që u përkasin forcave të armatosura jemenase në përgatitje për sulme të mundshme kundër këtyre objektivave.

Në të njëjtën kohë, qendra e radio-televizionit sionist e njohur si "Kan" raportoi se jemenasit po veprojnë lirshëm dhe po shtojnë sulmet e tyre kundër Izraelit dhe është e pamundur të parashikohet se çfarë do të bëjnë.

Të enjten e kaluar, avionët luftarakë të regjimit sionist sulmuan disa pozicione në kryeqytetin e Jemenit, Sana'a dhe në provincën portuale Hodeidah, ku si rezultat i këtyre sulmeve u dëmtuan dy termocentrale jemenase dhe disa tankerë karburanti në Sana'a dhe Hodeidah, me pasojë vdekjen e 9 punëtorëve jemenas.

Në përgjigje të këtyre sulmeve, të shtunën, forcat e armatosura të Jemenit sulmuan një vendndodhje ushtarake izraelite në Tel Aviv me një raketë balistike hipersonike të quajtur "Palestine 2".