Sionistët kritikojnë Netanyahun për sabotimin e armëpushimit në Gaza
Pas deklaratës së kryeministrit të regjimit sionist , Benjamin Netanyahu, se lufta do të vazhdojë deri në "shkatërrimin e plotë të Hamasit", dështimet e tij për të arritur një armëpushim në Gaza janë kritikuar sërish.
Yair Lapid, kreu i opozitës i kabinetit të regjimit sionist, tha se Netanyahu po përpiqet të parandalojë marrëveshjen e armëpushimit dhe se ai po përdor të njëjtin truk që ka bërë më parë. Negociatat përparojnë dhe bëhen të mundshme, më pas ai u thotë mediave të huaja se nuk do ta ndalë luftën. Benny Gantz , ish-ministri i luftës i regjimit sionist, gjithashtu kritikoi fjalimin e Netanyahut për mediat e huaja ku shprehu kundërshtimin e tij me armëpushimin dhe tha se Netanyahu për të mbrojtur interesat e tij politike po vonon përfundimin e luftës dhe kthimin e robërve sionistë. Sabotimi i Netanyahut vjen ndërsa familjet e të burgosurve sionistë të shtunën në një tubim në Tel Aviv, kanë kërkuar nënshkrimin e një marrëveshjeje armëpushimi midis regjimit pushtues dhe Hamasit. Lëvizja e rezistencës palestineze gjithashtu ka njoftuar se është dakord me armëpushimin nëse ka një marrëveshje të detajuar.