Netanyahu kërcënon Ansarullahun e Jemenit
Kryeministri i regjimit sionist kërcënoi Ansarullahun e Jemenit me sulme më të rënda.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar portalin libanez të lajmeve "Al-Nashrah", kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti edhe një herë kërcënimet e tij kundër grupit "Ansarullah" (Houthëve) të Jemenit, të cilët, në përgjigje të luftës në Gaza, vazhdojnë të kryejnë sulme me raketa kundër Izraelit.
Në zyrën e tij, në një ceremoni me rastin e "Festës së Dritave" të hebrenjve, Netanyahu pretendoi: "Ne u japim goditje të forta atyre që përpiqen të shkatërrojnë jetën tonë. Kjo është e vlefshme për të gjithë."
Ai pretendoi: "Houthët do të marrin një mësim, të cilin Hamasi, Hezbollahu dhe regjimi i Bashar al-Asadit tashmë e kanë mësuar."
Në vijim të pretendimit të tij Netanyahu shtoi: "Edhe nëse kërkon kohë, të gjithë në Lindjen e Mesme do ta marrin këtë mësim."
Israel Katz, ministri i Luftës i regjimit izraelit, pretendoi gjithashtu të hënën: "Ne do t'i sulmojmë Houthët me sulme të rënda."
Kryeministri i regjimit izraelit njoftoi të hënën e kaluar se ai ka urdhëruar ushtrinë izraelite të sulmojë objektet infrastrukturore të Houthëve (Lëvizjes Ansarullah).
Kërcënimi i Netanyahut për të sulmuar Jemenin u bë pas zemërimit të regjimit sionist nga sulmi jemenas në territoret e pushtuara, gjatë të cilit forcat e armatosura jemenase lëshuan dy raketa në Tel Aviv javën e kaluar dhe gjatë njërit prej sulmeve u plagosën rreth 20 sionistë.
Jahya Sarei, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, gjithashtu njoftoi në një deklaratë të mërkurën mbrëma se forcat jemenase sulmuan me dy dronë disa objektiva në Tel Aviv dhe Ashkelon.