Jemeni kryen sulm raketor ndaj Tel Avivit
Disa orë pas agresionit të regjimit sionist ndaj Jemenit, ushtria e këtij vendi ka goditur territorin e pushtuar.
Sipas raportimeve të mediave hebraike, të premten herët janë aktivizuar sirenat e alarmit në zonat qendrore të Palestinës së pushtuar, përfshirë Tel Avivin. Sipas raporteve, pas shpërthimit të raketave nga Jemeni, rreth 2 milionë izraelitë janë larguar në strehimore.
Shërbimi i Emergjencës i regjimit sionist njoftoi se gjatë ikjes së izraelitëve në strehimore, 18 persona u plagosën. Fluturimet në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit janë pezulluar dhe katër avionë nga Evropa kanë ndryshuar itinerarin për në territorin e pushtuar të Palestinës.
Avigdor Lieberman, ish-ministër i Luftës i regjimit sionist, tha se ushtria e Jemenit ka detyruar miliona izraelitë në të gjithë territorin e pushtuar që të futen në strehimore gjatë mesnatës.
Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist pretendon se sistemet e mbrojtjes raketore kanë kapur raketat balistike të lëshuara nga Jemeni. Sipas raporteve, kjo ishte përgjigjja e parë e ushtrisë së Jemenit ndaj agresionit të regjimit sionist të enjten, përfshirë sulmin ndaj aeroportit të Sanaa. Ushtria e Jemenit ka goditur disa herë Tel Avivin gjatë mesnatës dhe ka deklaruar se këto sulme do të vazhdojnë deri në përfundimin e krimeve të regjimit sionist në Gaza.