Një kolon goditet për vdekje me thikë
(last modified Fri, 27 Dec 2024 15:50:10 GMT )
Dhjetor 27, 2024 16:50 Europe/Tirane
  • Një kolon goditet për vdekje me thikë

Një kolon izraelit është vrarë në një sulm të supozuar me thikë në Herzliya në veri të Tel Avivit, me mediat e regjimit pushtues që raportojnë kapjen e një të riu palestinez.

Raportet lokale pohuan të premten se sulmuesi që goditi me thikë dhe vrau kolonin izraelit, një grua rreth të 80-tave, në Herzliya ishte një palestineze 28-vjeçare nga Bregu Perëndimor i pushtuar.

Gruaja u godit disa herë me thikë dhe vdekja e saj u deklarua pas mbërritjes në spitalin e Tel Avivit.

Palestinezja u qëllua në vendngjarje dhe u arrestua nga policia, me raportet që nuk jepnin asnjë detaj mbi gjendjen e saj. Territoret e pushtuara nga Izraeli kanë qenë në gatishmëri të lartë që kur regjimi filloi një luftë gjenocidale ndaj palestinezëve në Rripin e rrethuar të Gazës në tetor 7 të vitit 2023.

Agresioni brutal deri më tani ka marrë jetën e më shumë se 45,000 njerëzve dhe ka plagosur mbi 107,000 të tjerë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në një numër jo të plotë, pasi mijëra persona janë ende të zhdukur nën rrënoja.

Rripi jugor i Gazës është rrafshuar pothuajse plotësisht me tokën dhe shumica e 2.3 milionë njerëzve të tij janë zhvendosur që atëherë, me kushtet humanitare që janë të mjerueshme.

Në një tjetër zhvillim të premten, Brigadat Ezzedine al-Qassam, krahu ushtarak i lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas, tha se një nga luftëtarët e saj kishte shpërthyer veten me një rrip shpërthyes që synonte pesë ushtarë në lagjen Tel al-Zaatar të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

“Në një operacion kompleks, një nga luftëtarët e Qassam arriti të hidhte veten në erë me një brez shpërthyes në një forcë sioniste prej 5 ushtarësh, duke i vrarë dhe plagosur ata”, thuhet në një deklaratë të brigadave.

“Sapo forcat e shpëtimit përparuan në vendngjarje, luftëtarët tanë goditën me snajper dy prej tyre dhe i lanë me një numër granatash dore të prodhuara nga sionistët në zonën Tal al-Zaatar në lindje të kampit al-Jabalia në Rripin verior të Gazës.

Më herët të premten, forcat izraelite bastisën spitalin Kamal Adwan në Gazën veriore, disa orë pasi sulmet ajrore në një ndërtesë aty pranë vranë 53 njerëz, përfshirë personelin mjekësor.