Cilat janë veçoritë e raketës jemenase "Palestine 2"?
-
Cilat janë veçoritë e raketës jemenase \"Palestine 2\"?
ParsToday - Forcat e armatosura të Jemenit njoftuan në një deklaratë se kanë vënë në shënjestër aeroportin "Ben Gurion" të regjimit sionist me raketën balistike ultrasonike "Palestine 2".
Jahya Saree, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, në një deklaratë për media, njoftoi: "Në kuadër të mbështetjes së popullit të Palestinës dhe reagimit ndaj krimeve të kryera nga regjimi pushtues sionist kundër popullatës civile në Rripin e Gazës, si dhe kundërpërgjigjes ndaj agresioneve të këtij regjimi ndaj Jemenit, forcat e armatosura të këtij vendi, në një operacion unik ushtarak, goditën me raketë balistike ultrasonike me emrin “Palestine 2” aeroportin "Ben Gurion" në Tel Aviv dhe në këtë operacion u plagosën disa izraelit dhe u ndalua edhe puna në aeroportin “Ben Gurion"".
Sipas ParsToday, pas këtij sulmi jemenas, në mesin e përdoruesve virtualë është shtruar kjo pyetje, cilat janë veçoritë e raketës balistike ultrasonike "Palestine 2"?
1 . Shpejtësia
Shpejtësia e raketës balistike ultrasonike "Palestine 2" është e barabartë me 16 Mach, gjë që i bën sistemet e mbrojtjes të paaftë për ta kapur atë.
2. Rrezja e veprimit
Distanca më e shkurtër midis kufijve të Jemenit dhe Palestinës së pushtuar është 1800 km. Duke pasur parasysh se kjo raketë është lëshuar nga thellësia e territorit të Jemenit dhe ka vënë në shënjestër një objektiv thellë në territorin e Palestinës së pushtuar, supozohet se rrezet e raketës duhet të jenë më shumë se 2000 km.
Ndërkohë, disa shtresa të sistemeve mbrojtëse me lloje të ndryshme të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe antiraketore perëndimore funksionojnë në mënyrë të integruar në formën e CENTCOM. Këto sisteme dështuan për të gjithë kohën derisa kaloi kjo raketë këto 2000 kilometra.
3 . Pesha
Pesha e raketave me rreze veprimi prej 2000 km, duhet të arrijë në 15-20 tonë, por forcat e Boshtit të Rezistencës e kanë ulur shumë këtë peshë duke kryer reforma në elementët e përdorura në ndërtimin e trupit dhe karburantit të raketës, prandaj pesha e raketa balistike ultrasonike "Palestine 2" është ulur në 4.5 tonë.