Lajme të reja për bashkëpunim të veçantë mes ISIS dhe Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166264-lajme_të_reja_për_bashkëpunim_të_veçantë_mes_isis_dhe_amerikës
ParsToday - Burime të lajmeve raportuan për lëvizjet e ushtarëve amerikanë në Siri me mbështetjen e strukturave të organizatës terroriste të ISIS. Agjencia e lajmeve "Al-Maloumah" e Irakut njoftoi të dielën herët në mëngjes se kolona ushtarake amerikane me mbështetjen e strukturave të organizatës terroriste ISIS ka avancuar 40 kilometra në shkretëtirën Deir Ezzor në lindje të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2024 16:56 Europe/Tirane
  • Lajme të reja për bashkëpunim të veçantë mes ISIS dhe Amerikës
    Lajme të reja për bashkëpunim të veçantë mes ISIS dhe Amerikës

ParsToday - Burime të lajmeve raportuan për lëvizjet e ushtarëve amerikanë në Siri me mbështetjen e strukturave të organizatës terroriste të ISIS. Agjencia e lajmeve "Al-Maloumah" e Irakut njoftoi të dielën herët në mëngjes se kolona ushtarake amerikane me mbështetjen e strukturave të organizatës terroriste ISIS ka avancuar 40 kilometra në shkretëtirën Deir Ezzor në lindje të Sirisë.

Sipas ParsToday, kolona ushtarake amerikane e përbërë nga 13 automjete ushtarake përparoi në këtë zonë pa u shënjestruar nga pritat e ISIS-it që janë shpërndarë në shkretëtirën e Deir Ezzorit. Lëvizja e kolonës së ushtarëve amerikanë për skaj elementëve të ISIS-it, është bërë në kohën kur mes tyre nuk është shkëmbyer asnjë plumb.

Kjo është në kohën kur dhjetëra ushtarë sirianë u rrëmbyen dhe u ekzekutuan në këtë zonë në 2 javët e fundit, por autokolonat ushtarake amerikane po lëvizin lehtësisht në zona të ndryshme të Sirisë me dritën jeshile të ISIS.

Më herët, burime siriane bënë të ditur se 90% e ngjarjeve të vërteta në këtë vend nuk publikohen në media dhe është intensifikuar agresioni ndaj minoriteteve në Siri, veçanërisht në zonat bregdetare, nga elementët terroristë.

Në lidhje me këtë, agjencia e lajmeve Mehr citoi Al-Malumeh të ketë thënë: Çdo 10 minuta, kryhet një sulm për rrëmbim, vrasje ose plaçkitje në Siri. Deri më tani në këtë vend janë mbajtur disa tubime protestuese dhe duket se zemërimi publik në Siri do të intensifikohet në ditët në vijim nën hijen e agresionit të elementëve Jolani.