Ministri izraelit kërcënon për vrasjen e liderit të Ansarullahut
(last modified Mon, 30 Dec 2024 18:53:06 GMT )
Dhjetor 30, 2024 19:53 Europe/Tirane
  • Ministri izraelit kërcënon për vrasjen e liderit të Ansarullahut

Një ministër izraelit ka kërcënuar se do të vrasë liderin e lëvizjes së rezistencës Ansarullah të Jemenit, Abdul-Malik al-Houthi , ndërsa Forcat e Armatosura të Jemenit vazhdojnë operacionet e tyre hakmarrëse duke synuar pozicionet strategjike izraelite.

“Po i dërgoj një mesazh liderit Houthi se nëse ai vazhdon me veprimet e tij, ai do të përfundojë si Jahja Sinwar dhe Sejed Hasan Nasrallah” tha të hënën Eli Cohen ministri i energjisë i regjimit sionist në një intervistë me radiostacionin lokal 94 FM.

"Fokusi ynë tani është te Jemeni dhe Irani," tha Cohen  duke shtuar: “Duhet thënë se nëse Irani nuk dëmtohet, paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme do të vazhdojë”.

Të dielën , gjeneral brigade Yahya Saree, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit tha se njësitë raketore të Jemenit kanë kryer të paktën 13 operacione kundër objektivave izraelite në 10 ditët e fundit.

Lëvizja e rezistencës Ansarullah e Jemenit ka synuar gjithashtu anije të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Mbretërinë e Bashkuar për të detyruar që t'i jepet fund luftës gjenocidale të regjimit të Tel Avivit në Gaza.